Ibrahimi: Institucionet e pavarura po rrezikohen

30 nëntor 2021 | 12:01

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka bërë me dije se shkarkimi i kryetares së KQZ dhe dorëheqja e komandantit të FSK, është një alarm se institucionet e pavarura po rrezikohen.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se funksionimi i këtyre institucioneve larg ndikimit të politikës ditore është fundament i shteteve  demokratik.

“Funksionimi i institucioneve të pavarura, larg ndikimit të politikës ditore, është fundament i një shteti demokratik. Shkarkimi i kryetares së KQZ dhe dorëheqja e komandantit të FSK, është një alarm se këto institucione po lëkunden dhe po rrezikohen”, ka shkruar  Ibrahimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, beson se shumë shpejt mund…