Ibrahimi: Rritja e çmimit të energjisë, vendim i duhur

18 janar 2022 | 11:27

Analisti Ilir Ibrahimi ka përshëndetur propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se rritja e çmimit të energjisë elektrike është vendim i duhur.

Sipas tij, për arsye elektorale rritja e çmimit të rrymës është vonuar duke e sjellë sektorin energjetik para kolapsit.

 

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Rritja e çmimit të energjisë është një vendim i duhur për të cilin kjo qeveri duhet përshëndetur.

Ka vite që për arsye elektorale, ky vendim është vonuar duke e sjellur gjithë sektorin energjetik para një kolapsi.

Sipas statistikave, janë rreth 200 mijë familje që do të paguajnë dyfish më shumë për energji elektrike se sa deri tani, ndërkohë që për bizneset nuk do të ketë ndryshim.

Ky vendim padyshim se do të nxis debat ndërmjet subjekteve politike.

Uroj që ky debat të zhvillohet në baza të shëndosha, dhe jo i mbushur me populizëm.

Qeveria duhet të jap shpjegimet e nevojshme pse e sheh të arsyeshme të shtrenjtoj rrymën për disa familje e disa jo, dhe opozita duhet të ofroj dhe argumentoj qëndrimet e veta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-komandat Calit, Salih Mustafa. Kjo…