IKJE ÇDO DITË

23 maj 2022 | 16:33

Agron Krasniqi

Shko një ditë tek Aeroporti
Sa shqiptari me lot në sy
Çdo ditë ikje nga Atdheu
Eh sa shtëpia mbyllet me dry

Dikush prit, dikush përcjell
Gjithandej plot përqafime
Erdha pak thot gyrbetqari
Prap do të lë vendlindja ime

Po të shkosh n’pika kufiri
Në Merdare, te Dheu i Bardhë
E gjatë kolona drejt Europës
Në Kosovë pak duke ardhë

Përplot mbushur me shqiptarë
Aeroplani, busi e trageti
Jetë më të mirë atje do kesh
Por Atdheun se ke me veti

Pse kjo tokë e lashtë dardane
Gjithëmone halle, vuajtje plot
Për shumë shekuj la me gjak
Në ditë Lirie,e larë me lot

Maj 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,…