Ilaçet kundër malaries s’i shërojnë të infektuarit me virusin korona

05 prill 2020 | 09:13

Ekspertët britanikë kanë paralajmëruar se qytetarët janë duke e rrezikuar jetën përmes përdorimit të ilaçeve kundër malaries si përpjekje për ta luftuar koronavirusin. Ata i kundërshtuan pretendimet e hulumtuesve francezë se ilaçet e vjetra mund t’i shërojnë pacientët me koronavirus.

Këto ilaçe – klorokina dhe hidroksiklorokina – dikur përdoreshin për t’i mbrojtur udhëtarët nga infektimi me malarie gjatë udhëtimeve jashtë shtetit. Megjithatë, ato rrallë përdoren për këtë qëllim sot sepse parazitët që e shkaktojnë malarien janë bërë rezistencë ndaj këtyre substancave, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Express”.

Shoqata Kombëtare e Farmacistëve në Britani të Madhe raportoi rritje të shitjes së këtyre ilaçeve. Sipas kësaj shoqate, substancat po blihen edhe nga vetë mjekët, të cilët më pas po ua rekomandojnë ato edhe familjarëve dhe miqve.

Dr. Stephen Griffin, ekspert i infeksioneve virusale në Universitetin e Lidsit, tha: “Klorokina nuk është diçka që duhet të përdoret pa mbikëqyrje. Mund të ketë efekte shumë të dëmshme anësore. Përkrahja e Trumpit për të është gjëja më e keqe që ka mundur ta bëjë ai. Kjo e ka shtuar shpresën e njerëzve në diçka që nuk është testuar si duhet”.

Shkencëtarët kinezë e kanë shikuar mundësinë e përdorimit të këtyre substancave te pacientët me koronavirus, por një studim tregoi se ato nuk kanë efekt te personat që ndodhen në gjendje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa për miell është rritur aq shumë në Gjermani saqë…