Imer Mushkolaj kundër protestuesve të sotëm: Kurrfarë patriotizmi nuk bën që i ndalon studentët të vizitojnë Prekazin

17 korrik 2022 | 18:09

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kundërshtuar protestuesit që ndaluan disa studentë ta vizitojnë Prekazin.

“Kurrfarë akti patriotik nuk bën po që se i ndalon studentët – qofshin ata nga Serbia ose vendet tjera që nuk e njohin Kosovën e pavarur – që ta vizitojnë Prekazin”, ka shkruar ai.

Madje, ka shtuar ai se Botës duhet t’i tregohet e vërteta për krimet e Serbisë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kurrfarë akti patriotik nuk bën po që se i ndalon studentët – qofshin ata nga Serbia ose vendet tjera që nuk e njohin Kosovën e pavarur – që ta vizitojnë Prekazin.

Përkundrazi. Botës duhet t’i tregohet e vërteta për krimet e Serbisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryefamiljari 47-vjeçar, banesa e të cilit ra pre e grabitjes…