
Inspektorati i kryeqytetit kontrollon taksitë dhe autobusët që s’respektojnë itinerarin e tyre
07 dhjetor 2023
| 11:53
Inspektorati i Kryeqytetit ka ndërmarrë një aksion të enjten për të kontrolluar taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre.
Kështu është bërë me dije nga Inspektorati përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Po ashtu, njoftimit i janë bashkëngjitur edhe disa fotografi ku shihet se aksioni është zhvilluar në disa lokacione.
“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç aktiviteteve të ndryshme ditore, sot ka vazhduar me aksionin e kontrolleve të taksive të paautorizuar dhe autobusëve që nuk respektojnë itinerarin e tyre dhe qarkullojnë edhe në brendi të kryeqytetit”, ka njoftuar Inspektorati i Kryeqytetit.