Institucioni i Avokatit të Popullit anëtarësohet me të drejta të plota në EQUINET

23 tetor 2019 | 15:53

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës u bë të mërkurën anëtari i 50-të i Rrjetit Evropian të Organeve të Barazisë (EQUINET).

Ky rrjet ka për mision promovimin e barazisë në Evropë, duke mbështetur dhe aftësuar organet e barazisë në punën e tyre, për të qenë të pavarur dhe efektiv në angazhimin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe trajtimi i pabarabartë.

Kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit për të qenë anëtar me të drejta të plota në EQUINET e ka prezantuar Avokati i Popullit Hilmi Jashari.

Përkundër kundërshtimit formal nga ana e Serbisë, respektivisht notës së protestës nga ana e Komisionerit për Mbrojtjen e Barazisë në Serbi, si dhe lobimit paraprak nga ana e tyre, me shumicë votash, anëtarët e EQUINET votuan për anëtarësimin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës në këtë rrjet.

Anëtarësimi i Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në Rrjetin Evropian të Organeve të Barazisë (EQUINET) është një sukses tjetër i radhës për këtë institucion dhe i shtohet listës së anëtarësimeve në strukturat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Dushan Kozharev,…