Instituti EPIK, i shqetësuar me gjetjet e draftrezolutës së AFET-it për Kosovën

11 tetor 13:16

Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) ka shprehur shqetësime të thella  për gjetjet e draftrezolutës së Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) për Raportin e Komisionit për Kosovën 2018.

Përmes një komunikate për medie, EPIK ka ftuar institucionet e vendit që urgjentisht të adresojnë gjetjet e draftrezolutës.

“Dje, u miratua draftrezoluta e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) për Raportin e Komisionit për Kosovën 2018.  Draftrezoluta shpreh shqetësime të thella për elementet e shtetit të kapur, korrupsionin e përhapur në gjitha nivelet institucionale, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe në rastet e ekstradimit”, është thënë në komunikatën e EPIK-ut, duke shtuar se në lidhje me dialogut Kosovë-Serbi, deputetët e Parlamentit Evropian konsiderojnë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në mes të dyja vendeve do  të jetë i pamundur pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Draftrezoluta rikonfirmon ngecjet në zbatimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane dhe bënë thirrje institucioneve për zbatim të plotë të Agjendës Evropiane të Reformave – proces i lansuar në nëntor 2016 dhe i cili është dashur të përmbyllet në fund të vitit 2017”, është thënë në komunikatën e EPIK-ut.

Po ashtu, sipas këtij institutit, draftrezoluta e bënë të qartë që në procesin e liberalizmit të vizave luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe menaxhimi efektiv i migrimit jo të rregullt është krucial për këtë proces.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në…