Interi fiton me përmbysje ndaj Fiorentinës

26 shtator 2020 | 22:57

Ndeshje spektakolare dhe e çmendur në “San Siro” mes Interit dhe Fiorentinës. Plot 7 gola, asiste magjike, autogol dhe në fund festë zikaltër. Ekipi i Contes triumfoi 4-3 përballë një kundërshtari që nuk e meritonte humbjen.

Afrikani Cristian Kouame kaloi miqtë në avantazh në minutën e tretë, ndërsa Lautaro Martinez riktheu baraspeshën në minutat shtesë të pjesë së parë me një goditje shumë të bukur me të djathtën.

Fraksioni i dytë ishte drithërues. I pafat Federico Ceccherini në minutën e 52-të. Mbrojtësi i Fiorentinës devijon një top në portën e tij dhe vendasit në avantazh. Vetëm për pak minuta pasi në skenë ngjitet Franck Ribery.

37 vite mbi supe por francezi mbetet një futbollist madhështor. Në fillim dhuron një asist që kthehet në gol nga Gaetano Castrovilli, teksa më pas, pasi driblon një kundërshtar, “shpik” një asist të pabesueshëm për Federico Chiesan.

Ylli i ekipit nga Firence mposht kapitenin Handanovic dhe 2-3 për miqtë. Gjithsesi, Interi gjen forca dhe realizon përmbysjen e madhe në minutat e fundit. Romelu Lukaku gjen golin e barazimit në minutën e 87-të (asist i Hakimit).

Dy minuta më vonë vjen edhe goli i fitores. D’Ambrosio shfrytëzon një kros të Alexis Sanchez nga e majta dhe mposht portierin Dragowski me kokë. 4-3, çlirim dhe festë e madhe në kampin vendas dhe zhgënjim te Fiorentina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas deklaratës së…