Interi ndalet nga Lecce

19 janar 2020 | 17:05

Interi ka bërë një hap pas në garë për kreun e tabelës, pasi luaji baras (1-1) me Leccen.

Klubi i drejtuar nga Anonio Conte kaloi i pari në epërsi në pjesën e dytë nëpërmjet Alessandro Bastoni, por vendasit pas gjashtë minutave e barazuan rezultatin, autor i golit ishte Marco Mancosu.

Ky barazim i Interit i konvenon Juventusit që me fitore sonte ndaj Parmës do të shtonte në katër pikë diferencën me Interin.

Edhe dy ndeshjet tjera përfunduan me rezultat të barabartë Bologna-Verona (1-1) dhe Brescia- Cagliari (2-2).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas nj ore lojë të zhvilluar është shënuar goli i…