Inzaghi: Derbin e fitojmë për tifozët

15 shtator 2023 | 16:18

Në konferencën për shtyp përpara derbit të Milanos i cili do të luhet të shtunën në orën 18:00, Simone Inzaghi ka folur rreth sfidës e cila është tepër e rëndësishme.

Sa i rëndësishëm është derbi, nisur nga fillimi i dy skuadrave?
Milani bër përshtypje, ashtu si ne. do të jetë një ndeshje e rëndësishme, të cilën do të dëshirojmë ta luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sa e rëndësishme është të kuptoni nivelin tuaj?
Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje, çfarë përfaqëson për ne, për klubin, për tifozët. Djemtë u përgatitën më mirë, për sa i përket stërvitjes, si unë ashtu edhe trajnerët e tjerë nuk arritëm të bënim të njëjtën përgatitje si në ndeshjet e tjera, por është diçka me të cilën e dimë se duhet të përballemi. Unë shpresoj që Cuadrado dhe Sanchez t’i kemë në dispozicion nesër, pastaj do të duhet të bëjmë disa zgjedhje.

Interi vazhdon punën e vitit të kaluar, Milan është revolucionuar
Duke parë skuadrat, po flas për 11 startuesit, ne ndryshuam dy lojtarë dhe Milani mendoj tre apo katër. Nuk ka shumë ndryshim, janë dy skuadra që kanë rinovuar shumë, të dyja kanë filluar mirë dhe me identitetin e tyre. Nesër nuk është ndeshje vendimtare, por ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë për tifozët tanë.

A po mendon diçka të veçantë për Leao?
Ai do të vëzhgohet posaçërisht, ai është një lojtar me cilësi të madhe. Ne do të përpiqemi të marrim masa ndaj tij, ashtu siç kemi bërë gjithmonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja e ekranit shqiptar, Luana Vjollca në fotografitë që publikoi…