Inzaghi: Juve mund të na ndëshkonte vetëm nga penalltia

25 tetor 2021 | 12:46

Kampionia në fuqi e Italisë, Inter ka luajtur baras në derbin ndaj Juventusit (1-1).

Trajneri Simone Inzaghi ka thënë se skuadra e tij e dominoi ndeshjen dhe se vetëm nga penalltia mund të pësonte gol nga “Zonja e Vjetër”.

“Penalltia ishte e vetmja mënyrë që mund të pësonim gol. Ne e drejtuam lojën nga fillimi deri në fund, nuk i lejuam asgjë Juventusit. Janë dy pikë të hedhura dëm që nuk më pëlqejnë. Gjyqtari ishte dy metra larg, thotë se gjithçka është në rregull dhe më pas vendos të akordojë penallti”, ka thënë Inzaghi.

“Në pjesën e parë në kontrolluam në çdo pjesë të fushës. Ne luftuam shumë, pastaj e dinim se Juventusi kishte mundësinë të hidhte në fushë lojtarë shumë të rrezikshëm. Ne u tërhoqëm disi, por gjithsesi mendoj se nuk bëmë asnjë gabim me një ekip aq të fortë sa Juventusi”, ka shtuar Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta organizojë…