Inzaghi: Ne jemi Interi dhe e përballojmë çdo kundërshtarë

26 gusht 2022 | 14:34

Interi është në grupin e “vdekjes” në Ligësn e Kampionëve ku në grupin C, duhet të matin forcat me Bayern Munchen, Barcelonën dhe Viktoria Plzen.

Trajneri Simone Inzaghi e ka cilësuar si grupin e hekurt, por ndër të tjera është shprehur se janë Interi dhe do të përballojnë çdo kundërshtarë.

“Kemi përballë skuadra shumë të forta dhe të organizuara mirë, por në këto nivele lojëra të lehta dhe të parashikueshme nuk ekzistojnë. Në Ligën e Kampionëve të kaluarën Interi kaloi në turin e dytë. Synimi ynë është t’i japim vazhdimësi asaj që nisi vitin e kaluar. Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë prestigjioz. Si gjithmonë do të përgatisim çdo detaj për të qenë plotësisht të përgatitur në çdo ndeshje. Ne jemi Interi dhe e përballojmë konkurrencën me entuziazëm”, ka thënë Inzaghi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së, njëherësh bashkëluftëtar i krerëve të UÇK-së, Adem…