Ish-ambasadori Dedaj: Albini dhe Vjosa nuk kanë legjitimitet dhe mandat të krijojnë autonomi për serbët në territorin e Kosovës

31 mars 2023 | 09:25

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se Kosova është shumë e vogël për t’u ndarë dhe coptuar.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Kurti e Osmani nuk kanë legjitimitet dhe mandat ta ndajnë Kosovën.

“Albini dhe Vjosa nuk kanë legjitimitet dhe mandat me nda Kosovën dhe as me kriju autonomi për serbët në territorin e Kosovës, të cilët më vonë do të kërkonin pavarësi nga Kosova!”, ka shkruar Dedaj.

Ai ka shtuar se çdo devijim nga premtimet elektorale me të cilat i kaë fituar zgjedhjet në vitin 2021, është puro tradhti kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për njërën ndër…