Kurti jep një arsye pse të rinj e të vjetër po ikin nga Kosova

31 mars 2023 | 08:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për njërën ndër arsyet pse kosovarët po e lëshojnë vendin.

Kurti thotë se kjo ikja e qytetarëve po vjen si pasojë që në Kosovë nuk ka lidhje midis diplomave universitare dhe tregut të punës.

Sipas tij, asnjë qeveri nuk ka krijuar një urë midis arsimit dhe aftësimit profesional dhe tregut të punës.

“Qytetarët po e lëshojnë vendin sepse nuk kemi lidhje midis diplomave të universiteteve dhe tregut të punës. Ky është njëri ndër faktorët kryesorë. Arsye kanë se mbarojnë ekonomik e juridik,  mirëpo është ngopur tregu i punës për profesione sepse asnjëherë nuk ka pasur një qeveri që krijon urën midis arsimit dhe aftësimit profesional në njërën anë dhe tregun e punës në anën tjetër.

Ne po angazhohemi që të ketë mundësi edhe për profesionalizim joakademik, parkuier, kuzhinier, murator e kështu me radhë”, tha Kurti në Klan Kosova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan Donald Trump është paditur nga një juri e…