Ish-deputetja Besa Ismaili: Luftëtari është intelektuali i nivelit më të lartë

26 mars 2024 | 00:00

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratës së aktorit Enver Petrovci, i cili ka folur me përçmim për ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa e ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti.

Petrovci ka thënë se po të mos ishte lufta, ish-udhëheqësit e UÇK-së nuk do të kishin qenë askushi, do të kishin qenë mësues e bodyguarda.

Ish-deputetja Ismaili ka thënë se për të sfiduar sistemet shtypëse, nevojitet mendim kritik, analizë dhe gatishmëri, njohuri të thellë të historisë, politikës, dhe kompleksitetit të dinamikave të pushteteve, prandaj, sipas saj, luftëtari është intelektuali i nivelit më të lartë.

“Patrembur të vërtetën e kërkojnë vetëm mendjet më të larta, sepse përveç dijes, zbatimi i dijes për të fituar betejat për një botë më të mirë për të gjithë, të bën kampion të intelektualizmit! Ndoshta betejat në front nuk të bëjnë artist, por kampion të intelektualizmit sigurisht që po. Fundja, vetëm kampionët e intelektualizmit luftojnë me mendje dhe trup përballë jetë a vdekje dhe sjellin lirinë edhe për artistin që ende ka shumë për të mësuar për artin e bërjes së lirisë dhe arsyet pse një kryeçlirimtar si Hashim Thaçi vonohet të shkojë në teatër për të konsumuar ironi dramatike ku audienca di më shumë sesa aktori në skenë”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese njëherit profesor i së Drejtës Ndërkombëtare,…