Ish-deputetja Ismaili: Albin Kurti nuk ka ndryshuar as kurs, as objektiva dhe as tabijat

25 shkurt 2024 | 09:31

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, ka theksuar se zgjedhjet dhe demokracia përfaqësuese parlamentare nuk janë të preferuarat e partisë në pushtet, Lëvizja VetëVendosje!.

Sipas saj, lideri i tyre, Albin Kurti, natyrisht që do kishte parapëlqyer të vinte në pushtet jo përmes zgjedhjeve.

“Ai as nuk do të largohej ndonjëherë përmes zgjedhjeve demokratike. Ai nuk është kurrë i gatshëm të dorëzojë pushtet, ashtu siç nuk la gjë prej gjëje pa bërë për të ardhur në pushtet. Ai po shtyen përpara politikën plebishitare, pa kontrolle dhe balance në Kosovë. Kjo do të sjellë destabilizim dhe ndasi tjera me pasoja afatgjate për Kosovën në nivel vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar në “Facebook” Ismaili.

Ajo ka thënë se Albin Kurti nuk ka ndryshuar as kurs, as objektiva, as tabijat.

“Si një populist i papërmirësueshëm, ai është në konsistencën e tij anti-establishment. Prandaj përdhosja e shtetit, flamurit, gjykatës kushtetuese, drejtësisë, UÇK-së, shtetndërtuesve, bashkësisë ndërkombëtare dhe partnerëve strategjik, prandaj”, ka shkruar ish-deputetja Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje policia ka kryer bastisje në një shtëpi në fshatin…