Ish-deputetja Ismaili: Kryetar Glauk Konjufca, me mëditje a pa mëditje ishte ajo ditë dumani?

26 shkurt 2024 | 23:19

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka komentuar aktgjykimin lirues ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se nuk dëshiron të flas për integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë për arsye parimore, etike, megjithatë, ka theksuar se ka të drejtë të vë në pikëpyetje integritetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili pranon se ka hedhur gazin lotsjellës brenda institucionit por përkundër kësaj vendos të pranojë vendimin lirues të gjykatës.

Postimi i plotë i saj:

Nuk dua të flas për integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë për arsye parimore, etike.
Megjithatë, kam të drejtë të vë në pikëpyetje integritetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, i cili pranon se ka hedhur gazin lotsjellës brenda institucionit por përkundër kësaj vendos të pranoj vendimin lirues të gjykatës.
Kryetar Glauk Konjufca?
Me mëditje a pa mëditje ishte ajo ditë dumani?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Shabiu i lindur më 09.08.1993, në cilësinë e Drejtorit…