Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Dobësohet shteti ligjor nëse s’pranohet drafti i Asociacionit

20 tetor 2022 | 21:59

Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se kjo gjykatë e ka lejuar të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Ai thotë se ka procedura të ndërlikuara për t’u ndryshuar Kushtetuta, pasi sipas tij duhet të votojnë edhe 2/3 e minoriteteve.

“Të ndryshohet Kushtetuta janë disa procedura të ndërlikuara, mes tjerash është të votohet 2/3 të minoriteteve të cilat janë minoritete pakicë. Gjykata i ka dhënë vizë të formohet por duke u bazuar në statutin të formohet nga Qeveria”, ka thënë Kryeziu.

Po ashtu, Kryeziu për draft-statutin për Asociacionin, tha se Qeveria duhet të merret me këtë, sepse sipas tij, deri tash Kosova ka qenë në defanzivë.

“Ky draft, kur nuk i kryen njeriu punët e veta, atëherë dikush tjetër t’i kryen dhe për këtë arsye janë forcat demokratike të cilët do të përkujdesen për statutin e Kosovës. Është dashur që Qeveria e Kosovës të merret me këtë, sepse deri më tash kemi qenë në defanzivë”, theksoi ai.

Sipas tij, mospranimi i draft-statutit për Asociacionin ndikon në dobësimin e shtetit ligjor dhe i bije hije e keqe Kosovës.

“Mospranimi i kësaj ndikon në dobësimin e shtetit ligjor. Kemi rastin edhe e Manastirit të Deçanit, këto vendime duhet të implementohen sepse i bie hije e keqe shtetit ligjor dhe nuk konsiderohemi si shtet ligjor nëse ne nuk i zbatojmë ligjet e parlamentit dhe vendimet e gjykatave”, tha më tej Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti ka thënë se…