Ish-kapiteni i Kosovës: Futbollistët po shikojnë interesat personale

27 maj 2022 | 23:20

Gjatë ditës së sotme u njoftua se Edvin Kurtulus ka zgjedhur për t’iu bashkuar Kombëtares së Suedisë.

Pavarësisht se mori ftesë nga Kosova A, ish-kapiteni i ekipit U21 vendosi që të mos i përfaqësojë më “Dardanët”.

Lidhur me vendimin e tij ka reaguar edhe ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, përmes një postimi në “Facebook”.

Ai është shprehur i befasuar me vendimin e Kurtulusit, teksa tha se sot një pjesë e madhe e futbollistëve po i shikojnë interesat personale.

Rashkaj gjithashtu tha se nuk është e nevojshme që të bëhet panik, por duhet punuar edhe më shumë për t’i shmangur këto raste.

Postimi i plotë nga Anel Rashkaj (pa ndërhyrje):

“Para 2 Vitev e kom taku Kurtulus edhe i kom than qe me ardh me lu per Kosoven dhe jam gzu kur e kam pa ne u 21 dhe poashtu si kapiten ne u 21 jam befasu me kit vendim qe e ka marr dhe kjo tregon se sod një pjesë e madhe e lojtarve i shikojn interesat personale te karieres së tyre. Kjo nuk është veq me ekipin ton kjo ndodh edhe ne shum kombtare tjera kshtu që nuk ka nevoj me bo edhe shum panik por duhet të shikojm të punojm edhe më shumë qe ti shmangim kto raste”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona në Arizona, SHBA, të cilët ndodheshin në një…