Ish-këshilltarët i shkojnë për vizitë Hashim Thaçit në Hagë

27 qershor 2022 | 15:10

Katër ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smaka, Veli Bytyqi dhe Ismajl Syla, ndodhen në Hagë të Holandës.

Fotografia e tyre e përbashkët është publikuar në “Facebook”-un e Veli Bytyqit, të cilët duket se kanë shkuar për vizitë te ish-presidenti Thaçi por se deri më tani nuk kanë njoftuar diçka rreth kësaj.

“Bashkë me miq e kolegë në Hage të Holandës”, ka shkruar Bytyqi në mbishkrimin e fotografisë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatjona Çitaku shpall të pavlefshme ID kartelën e Fakultetit Filologjik…