Ish-mesfushori kuqezi bëhet ndihmëstrajner i Lucien Favre te Nice

27 qershor 2022 | 15:32

Nice ka vendosur të rikthejë Lucien Favre në stol, me teknikun zviceran që rikthehet të punojë sërish në “Allianz Riviera” (drejtoi skuadrën franceze në vitet 2016-2018).

Pjesë e stafit teknik të 64-vjeçarit do të jetë edhe Arjan Peço. Ish-mesfushori shqiptar veshi 13 herë fanellën e kombëtares kuqezi, teksa në kampionatin tonë ka luajtur me Dinamon e Partizanit.

47-vjeçari nga Leskoviku ka punuar si trajneri i ekipeve të moshave të Baselit (U17, U18, U19 dhe U21).

Peço do të jetë një nga dy ndihmësit e Favre bashkë me Christophe Moulin.

Një hap i rëndësishëm për teknikun shqiptar, i cili do të provojë një aventurë të bukur te 4 herë kampionët e Francës si pjesë e stafit të ngushtë dhe ndihmës trajner i të mirënjohurit Favre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), që tashmë janë pjesë e…