Ish-numri një i Formula 1 akuzohet për mashtrim, Ecclestone do të paraqitet në gjykatë

12 korrik 2022 | 11:14

Manjati 91-vjeçar, Bernie Ecclestone, akuzohet se ka dështuar të deklarojë pasuritë jashtë shtetit me vlerë më shumë se 400 milionë paund tek taksatorët.

Kryeprokurori i kurorës Andrew Penhale tha këtë pasdite se CPS autorizoi akuzën “në lidhje me dështimin e tij për të deklaruar në HMRC ekzistencën e pasurive të mbajtura jashtë shtetit”.

“Prokuroria e Lartë kujton të gjithë të interesuarit se procedimet penale kundër këtij të pandehuri janë tani aktive dhe se ata kanë të drejtë për një gjykim të drejtë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos ketë raportime, komente apo ndarje të informacionit në internet që mund të paragjykojë në çfarëdo mënyre këto procedura”, tha Penhale.

Simon York, drejtor i shërbimit të hetimit të mashtrimit të HMRC, tha: “Ne mund të konfirmojmë se një mashtrim me akuza të përfaqësimit të rremë është autorizuar kundër Bernard Ecclestone. Kjo pason një hetim kriminal kompleks dhe mbarëbotëror nga Shërbimi i Hetimit të Mashtrimeve të HMRC”.

“Akuza penale lidhet me detyrimet e parashikuara tatimore që lindin nga më shumë se 400 milion paundve asete të cilat ishin fshehur nga HMRC. HMRC është në anën e taksapaguesve të ndershëm dhe ne do të ndërmarrim veprime të ashpra kudo që dyshojmë për mashtrim tatimor. Mesazhi ynë është i qartë ,askush nuk është përtej ligjit”, shtoi ai.

Ecclestone do të paraqitet para gjyqtarëve në Westminster të Londrës në orën 10 të mëngjesit të 22 gushtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin…