Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton infektohet me Covid-19

30 nëntor 2022 | 22:14

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka bërë të ditur se është infektuar me COVID-19.

Ai ka treguar përmes rrjeteve sociale ka treguar se ka simptoma të buta dhe se po trajtohet në shtëpi.

“Kam pasur simptoma të buta, por në përgjithësi jam mirë dhe e mbaj veten të zënë në shtëpi”, ka shkruar ai në Twitter.

Clinton ka pohuar se më parë ka marrë edhe dozën përforcuese kundër coronavirusit, e cila ka ndikuar që ta kalojë më lehtë infektimin.

“Unë jam mirënjohës që jam vaksinuar dhe përforcuar, gjë që e ka mbajtur rastin tim të butë dhe u bëj thirrje të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, veçanërisht kur kalojmë në muajt e dimrit”, përfundoi ai.

Ndryshe, bashkëshortja e Clintonit, Hillary kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 në muajin mars të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës…