Ismaili: Ligji për pagat duhet t’i korrigjojë padrejtësitë në sektorin e shëndetësisë

06 korrik 2018 | 14:07

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kërkuar nga qeveria adresimin e kërkesave të tij për ngritje të pagave për punëtorët shëndetësorë.

Gjatë diskutimit që është bërë për Projektligjin për Pagat në mbledhjen e qeverisë, Ismaili ka thënë se Ligji i ri për pagat duhet të korrigjojë padrejtësitë në sektorin e shëndetësisë.

“Shëndetësia si prioritet nacional është dhe duhet të konsiderohet politikë e të gjithëve, ndaj dhe kërkoj bashkëpunim nga të gjithë që ky qëllim të arrihet. Kosova ka më së paku mjekë për kokë banori në rajon. Andaj nuk do të lejoj asnjë pabarazi në trajtim të stafit shëndetësor, aq më pak të pajtohem me fenomenin e ikjes së tyre nga vendi, dhe rrezikimin që ky sektor me rëndësi nacionale të mbetet deficitar”, ka thënë Ismaili.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka bërë me…