Ismaili: Paska akuzuar për tradhti Vjosa që tradhtoi gjithë LDK-në

18 janar 2019 | 21:14

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka reaguar pas deklaratës së Vjosa Osmanit, e cila ka thënë se PDK-ja, është parti që ka në ADN-në e saj tradhtinë e mashtrimin dhe se këtë ia ka dëshmuar secilës parti me të cilën ka qeverisur deri më tash.

Ismaili është shprehur se Vjosa Osmani e ka tradhtuar gjithë LDK-në, duke u shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit.

“Vjosa Osmani e paska akuzuar PDK-në për tradhti. Pra, paska akuzuar për tradhti njeriu që s’ka lënë njeri pa e tradhtuar në LDK. E ka tradhtuar Fatmir Sejdiun. E ka tradhtuar Isa Mustafën. E në fund, e ka tradhtuar edhe komplet LDK-në, duke u shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit”, ka shkruar Uran Ismaili në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, i ftuar në…