Istogu e mposhti bindshëm Shqiponjën

21 tetor 2018 | 14:07

Edhe një derbi i fituar thellë nga skuadra e Istogut, e cila e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 40:25.

Ndeshja e luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë ishte derbi i xhiros së pestë të Superligës për hendbolliste. Pas pjesës së parë skuadra istogase ishte në epërsi me rezultat 21:15. Për Istogun ishte fitorja e katërt, ndërsa për Shqiponjën humbja e parë kampionale.

Kapitenja A. Rugova ka shkëlqyer duke realizuar 15 gola për Istogun. Nëntë herë shënoi Ferataj. Për skuadrën gjakovare dhjetë gola i shënoi Mehmeti.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i…