Istogu mposhti në derbi Prishtinën

24 mars 2019 | 15:03

Derbi në mes të Istogut e Prishtinës është zhvilluar në Junik, ndërsa fitore ka shënuar Istogu me rezultat 31:25.

Prishtinaset nisën më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi të lehtë deri në minutën e 21-të, kur istogaset barazuan në 9:9. Më pas lojtaret e Istogut kaluan në epërsi të lehtë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 15:14 në të mirë të Istogut. Prishtina nuk u dorëzua dhe kaloi prapë në epërsi në minutën e 36-të (18:17), ndërsa kishte epërsi edhe me rezultat 19:18 e 20:19. Por lojtaret e Istogut e kthyen epërsinë dhe pas minutës së 45-të rezultati nuk u barazua më.  Istogu krijoi epërsi deri në shtatë gola (31:24), ndërsa rezultati në fund ishte 31:25.

Pesë lojtare shënuan gola për Istogun. Rugova e Ujkiq shënuan nga 7 gola, Ferataj e Muratoviq nga 6, kurse Kameri realizoi 5 gola. Te Prishtina më efikasja ishte Stagova me 10 gola. Istogu është në vend të parë me 24 pikë, ndërsa Prishtina në vend të katërt me 18 pikë.

 

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Polonisë ka dhënë alarmin se një virus ka…