Italia e deklason Armeninë, Greqia mposhti Finlandën
Italia e Roberto Manqinit është e çmendur! Ekipi italian ka fituar 9-1 kundër Armenisë duke dominuar gjithçka nga fillimi në fund.
Vendasit nuk kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren, ndërsa kanë thyer dhe disa rekorde shumë interesante. Takimi u hap nga Immobile që shënoi në minutën e 8’, ndërsa një minutë më pas ishte radha e Zaniolos që të shënonte, Barella mbylli pjesën e parë në 3-0. Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës me Immobilen dhe Zaniolon që shënuan sërish njëri pas tjetrit, më pas ishte Romagnoli, Jorginho, Orsolini, Babayan dhe Chiesa që nuk falën.
Italia nuk kishte shënuar 9 gola që prej 2 gushtit të 1948 kur fitonte 9-0 ndaj SHBA-së në Lojërat Olimpike dhe regjistronte rezultatin më të thellë në histori. Kjo ishte hera e katërt që Italia shënonte më shumë se 9 gola, pasi ka fituar 11-3 me Egjiptin në 1928, 9-0 me Francën në miqësore në ’20, SHBA 9-0 në ‘48 dhe sot ndaj Armenisë 9-1. Sot ishte ndeshja e parë në histori që tek Italia shënojnë 7 lojtarë të ndryshëm, ndërsa Immobile vazhdon me formën fantastike. Ai ka 19 gola të realizuar në 18 ndeshje këtë vit.
Greqia ka mposhtur Finlandën me rezultatin 2-1 në një sfidë karakteri. Miqtë ishin të kualifikuar duke rrëmbyer vendin e dytë, ndërsa Greqia mbetet e treta në grup. Pukki realizoi i pari për nordikët, por vendasit kthyen rezultatin me anë të Mantalos dhe Koulouris.
Ndeshja tjetër e grupit J është fituar nga Bosnja Hercegovina në transfertë kundër Lihtenshejnit