Italia ia dorëzon KE-së projektbuxhetin 2019

14 nëntor 2018 | 14:02

Qeveria italiane ia ka dërguar brenda afateve Komisionit Evropian, projektligjin për buxhetin e vitit 2019.

Projektligji është shndërruar në mollë sherri mes qeverisë euroskeptike të Romës dhe Brukselit, pas planeve të qeverisë italiane për të rritur shpenzimet.

Por në letrën e dërguar natën e të martës në Bruksel, shpenzimet nuk e tejkalojnë kufirin e defiçitit prej 2.4% dhe nuk prekin rritjen ekonomike 1.5%.

Ministri italian i financave Giovanni Tria zotohet se shpenzimet e rritura në sektorin publik dhe social do t’a mbulojë me planin prej 18 miliardë dollarësh për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore.

Brukseli ishte i shqetësuar se rritja e defiçitit italian mund të shkaktonte një krizë të re në Eurozonë dhe kishte paralajmëruar Romën për masa të rënda ndëshkimore./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur të mërkurën…