Ja çfarë i tha Pacolli kryeministrit të Turqisë, kur i’u kërkua t’i arrestojë gylenistët

02 prill 2018 | 22:51

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës ka treguar se shteti turk u kishte kërkuar mbylljen e shkollave gyleniste.

Në takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës Behgjet Pacolli, kryeministri turk Binali Yıldırım, kishte kërkuar mbylljen e shkollave gyleniste dhe arrestimin e disa qytetarëve që ata i quanin terroristë.

Zymberaj tregoi në “T7” se një kërkesë e tillë ishte refuzuar nga Pacolli.

“Qytetarët që ju pretendoni që kanë kryer vepra penale janë qytetarë që i respektojnë ligjet e Kosovës dhe ju jeni të vetëdijshëm se ne jemi në marrëdhënie kontraktuale me BE dhe synimi jonë është integrimi në BE dhe nuk mund të ndërmarrim veprime kundër personave që i respektojnë ligjet tona”, citoi Zymberaj Pacollin t’i ketë thënë Yıldırım.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar…