Ja çfarë thotë Challandesi për Hajdergjonajn dhe Shabanin

03 shtator 2018 | 15:35

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes sot në konference për medie foli për Meritan Shabanin dhe Florent Hadergjonajn.

“Jam në kontakt me Hadergjonaj që ishte në pritje të ftesës së Zvicrës, por që nuk e mori. Nga ky moment do të provoj ta sjelli në kombëtaren tonë, kam kontakte të mira edhe me agjentin Erdin Shaqiri (vëllai i Xherdanit). Me Shabnin po shihet se ka disa probleme me Kombëtaren e Shqipërisë, por familja e tij e ka marr një vendim. Kam biseduar me babanë dhe vëllanë i tij, tani do t’i lëmë pak kohë dhe të vendos se a do të na bashkohet”, ka deklaruar Challandes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka formuar sot ekipin negociator, i cili…