Ja çfarë thotë Lajçaku për çështjen e liberalizimit të vizave

18 qershor 2020 | 13:12

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në ditën e fundit të vizitës së tij në Prishtinë, ka thënë që qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin të lirë.

“Besoj që vizat duhet t’i hiqen Kosovës. Pyetja është se kur dhe jo nëse do të bëhet liberalizimi”, është shprehur Lajçaku.

Lajçaku ka arritur në Kosovë një ditë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se përfaqësuesit e këtyre dy shteteve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi,…