Ja çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

31 tetor 2019 | 17:12

Me datën 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet ndeshja në mes Kosovës dhe Anglisë.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për ‘dardanët’, sidomos pas rezultatit që do të ketë Kosova në ndeshjen paraprake në Çeki. Në rast të fitores atje, një barazim në Prishtinë do ta dërgonte Kosovën në “Euro 2020”.

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje. Në tribunat veri dhe jug bileta do të kushtojë 5 euro, në lindje 10-15 euro, perëndim 15-20 euro ndërsa më të shtrenjtat do të jenë VIP të cilat kushtojnë 80 euro. Biletat do të dalin në shitje javën tjetër.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus ka hyrë në garë…