Ja festa e ‘çmendur’ e Overmarsit pas kualifikimin e Ajaxit (video)

17 prill 2019 | 15:02

Fitorja e Ajaxit në fushën e Juventusit, është një rezultat i madh për skuadrën holandeze, që ka “çmendur” të madh e të vogël, lojtarë dhe staf teknik.

Drejtori sportiv i skuadrës holandeze, Marc Overmars ka rikujtuar kohën, që ishte futbollist dhe ka festuar si i çmendur suksesin e madh të skuadrës së tij.

Me kollare dhe kostum, ai ka rrëshqitur si dikur kur shënonte gol, përpara tribunës ku qëndrojnë tifozët holandezë. Me të në festë ishte dhe Van Der Sar, drejtori i Përgjithshëm i klubit. Një video që bën xhiron në rrjetet sociale, ashtu siç po bën bujë fitorja e skuadrës holandeze.

https://www.youtube.com/watch?v=Vu-_NucMucw

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka komentuar takimin e…