Ja ku pritet të huazohet Januzaj

02 shkurt 2023 | 15:54

Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla dhe të zyrtarizohet te skuadra e re.

Januzaj karrierën pritet ta vazhdoj në Turqi ku afati mbetet ende i hapur edhe për disa ditë. Mediet në Turqi kanë raportuar se skuadra nga Stambolli, Istanbul Basaksehir po këmbëngul për transferimin e anësorit me prejardhje nga Kosova.

Agjentja e Januzajt, Rafaela Pimenta është në bisedime me skuadrën turke dhe në 48 orët e ardhshme pritet që Januzaj të udhëtoj drejt Stambollit për vizitat mjekësore. Bëhet fjalë për një huazim nga Sevilla te Basaksehir me klubin turk që ka opsionin e blerjes.

27-vjeçari ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje me Sevillën, ku në të gjitha është futur si zëvendësues. Januzaj ka vetëm 125 minuta të luajtura për Sevillën dhe transferimi te Basaksehir do të thotë se ai do të ketë më shumë hapësira.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku…