Ja si ishte debutimi i Lewandowskit në La Liga

14 gusht 2022 | 13:16

Debutimi i Robert Lewandowski me Barcelonën në La Liga përfundoi me barazim pa gola dhe pa golin e pritur nga sulmuesi polak.

Ai u përpoq vazhdimisht, duke luftuar me mbrojtjen vendase, veçanërisht me Catena dhe Lejeune, por të vetmen herë që e çoi topin në rrjetë, goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e pasimeve ka bërë 11 pasime të mira dhe ka dështuar në 5. Në këtë aspekt bie në sy se lojtari ka marrë vetëm 27 pasime nga shokët e tij.

Përveç faktit që i mungoi goli, kjo ndeshje pa një Lewandowski shumë i fortë, i cili u bënte presion të vazhdueshëm kundërshtarëve.

Lewandowski u rrëzua dy herë brenda zonës, por në të dyja rastet ato nuk u konsideruan si penallti nga arbitri.

Ai shkaktoi katër faull, u kap një herë në pozicion jashtë loje dhe nuk arriti të kapërcejë me sukses driblimin që tentoi, ndërsa pati disa raste për të shënuar, por që nuk i finalizoi me sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi…