Ja si janë kategorizuar sportet, sportistët dhe trajnerët

07 mars 18:23

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), të mërkurën ka njoftuar për kategoritë në të cilat janë vendosur federatat, sportistët dhe trajnerët. Kategorizimi i sporteve është ndarë në katër grupe.

Federata e Xhudos (83.1 pikë), Federata e Futbollit (77.37 pikë), Federata e Karatesë (70.79 pikë), Federata e Hendbollit (67.80 pikë), Federata e Basketbollit (66.90 pikë) dhe Federata e Volejbollit (65.94 pikë) janë përfshirë në kategorinë e parë në kategorizimin e sporteve. Ndërkaq në kategorinë e dytë janë përfshi shtatë federata: Federata e Atletikës (56.74 pikë), Federata e Boksit (51.55 pikë), Federata e Notit (50.03 pikë), Federata e Pingpongut (47.99 pikë), Federata e Skijimit (47.69 pikë), Federata e Tenisit (46.01 pikë) dhe Federata e Peshëngritjes (45.10 pikë). Në kategorinë e tretë dhe katër janë përfshirë edhe sportet që akoma nuk janë licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sporteve. Ndërsa në krye të sportistëve nga sporti i xhudos prijnë Majlinda Kelmendi (100 pikë), Distria Krasniqi (45 pikë), Nora Gjakova (40 pikë), Akil Gjakova (37.5 pikë), Lorjana Kuka (20 pikë), Laura Fazlija (10 pikë) dhe Shpat Zeka (10 pikë), kurse nga sporti i karatesë është Herolind Nishevci (60 pikë). Tek sporti i budibuldingut janë përfshire Jetmir Koqi (35 pikë) dhe Gentiana Beqa (30 pikë). Në kategorizimin e trajnerëve i pari është trajneri i xhudos, Driton Kuka (131.5 pikë), kurse pas tij renditet Shqipe Zogiani (30 pikë), Burim Ramiqi(17.5 pikë) dhe Dren Beqa (15 pikë).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja nuk arriti dot as çerekfinalet e Ligës së Kampionëve…