Jahja Kokajt i “lansohet” raketa në emision

14 korrik 2021 | 21:34

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, iu është bërë një surprizë në emisionin ‘Natë Vere’ pas deklarimeve të tij për lansim rakete.

Në emisionin e transmetuar në T7, atij iu është “lansuar” një raketë e improvizuar, derisa Kokaj ka ofruar shpjegime nga rrafshi i tij i studimit për lansimin e raketave.

Deputeti i VV-së mbrëmë për ‘Natë Vere’ ka thënë se është në përpunim të një projekti shkencor, në kuadër të hulumtimeve nano-teknologjike, për lëshimin e një rakete të një madhësie jo fort të madhe.

I pyetur nëse lansimi i raktës të ndodh përbrenda Qeverisë Kurti, ai ka thënë se ka gjasa të ndodh diçka e tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe nga Haga po i…