Jamesi nuk dëshiron të largohet nga Bayerni

03 dhjetor 2018 | 17:43

Së fundmi është folur shumë për të ardhmen e yllit të Bayern Munich, James Rodriguez. Tani ka folur vetë kolumbiani për situatën e tij te kampionët rekord të Gjermanisë.

“Situata në krahasim me vitin e kaluar është shumë ndryshe. Nën stafin e ri teknik nuk kam luajtur aq shumë. Nuk mund të premtoj gjë për të ardhmen. Nëse më duhet të iki, pasi nuk gjej shumë hapësira, atëherë do të iki”, shprehet 27-vjeçari në një takim me tifozët.

“Do të kisha dëshirë të qëndroja pasi e ndjej dashurinë e tifozëve, si dhe të gjithë familjes ‘bavareze’”, shprehet fantazisti.

Nën drejtimin e Niko Kovaq, James nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij. Së fundmi ai është duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju. “Tani ndihem shumë mirë. do të jem 100% gati për një ose dy javë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në…