Januzaj dikur refuzonte Shqipërinë e Kosovën, tash mund të përfundojë në Serinë B

16 gusht 2022 | 17:00

Adnan Januzaj dikur pati refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës, por sot të gjithë e kanë harruar. Sulmuesi është pa skuadër momentalisht, pasi i ka skaduar kontrata me baskët e Real Sociedadit këtë verë dhe spanjollët nuk i ofruan rinovim, duke e nxjerrë në mes të “katër rrugëve”.

Pas pesë sezonesh në Spanjë, lojtari ka mbetur pa skuadër dhe pse është lojtar i lirë dhe kjo ka të bëjë me kërkesat e ekzagjeruar që ai kërkon. Në fillim të merkatos ka pasur interesim nga disa klube në La Liga dhe jo vetëm, por tani i vetmi opsion real është Genoa, në Serinë B, në Itali.

Klubi italian i ka vendosur në “tavolinë” ofertën Januzajt i cili nuk ka shumë kohë në dispozicion për t’u menduar dhe drejtuesit e Genoas kanë ofruar shumë herë më pak sesa lojtari kërkonte në fillim të merkatos. Me një CV të pasur në emra, si Manchester United, Dortmund, Sunderland dhe Real Sociedad, karriera e Adnan Januzajt duhej të ishte shumë herë më ndryshe sesa realiteti e paraqet atë, pasi tani karriera e Januzajt është në rënie të lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas karrierës më shumë se 10-vjeçare, një prej gjyqtarëve më…