Januzaj largohet nga Sociedadi

23 maj 2022 | 12:06

Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj do të largohet nga Real Sociedadi. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra spanjolle nëpërmjet një komunikate për media. Përveç, Januzajt do të largohet edhe Nacho Monreal.

“Real Sociedad njofton se Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal nuk do të vazhdojnë në klub për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Sociedadit.

“Lojtari belg erdhi te Reali në vitin 2017 dhe ka luajtur gjithsej 167 ndeshje, duke shënuar 23 gola. Kampioni i Kupës së Mbretit, Januzaj ka marrë pjesë në tre edicione të Ligës së Evropës me fanellën e ‘txuri urdin’”.

“Klubi falënderon Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal për angazhimin, përkushtimin dhe përpjekjet e tyre gjatë qëndrimit të tyre me ne, ndërsa u uron atyre më të mirat për të ardhmen e tyre personale dhe profesionale”, përfundon njoftimi i tyre. Januzaj kishte kontratë me Sociedadin deri më 30 qershor të vitit 2022, ndërsa në ditët në vijim pritet të konfirmohet e ardhmja e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Skenderaj në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa në…