Japonia triumfon ndaj Kolumbisë

19 qershor 16:34

Yuya Osako ia ka dhuruar Japonisë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës kundër Kolumbisë, e cila luajti  me një lojtar më pak për pothuajse 90 minuta.

Takimi mes Kolumbisë dhe Japonisë i vlefshëm për Grupin H pati një fillim të furishëm dhe paksa të çuditshëm, me Carlos Sanchez që u përjashtua nga loja me karton të kuq pasi e ndali me dorë goditjen e sulmuesit Osako duke i dhuruar penallti japonezëve pas vetëm tre minutave lojë.

Shinji Kagawa nuk dëshpëroi nga pika e bardhë dhe shënoi duke e bërë portierin të hidhet në anën e kundërt.

Trajnerit Pekerman iu deshën gjysmë ore lojë për ta bërë zëvendësimin e detyruar, duke e sakrifikuar Juan Cadradon për Barrios. Kolumbia sulmoi përkundër mungesës së një lojtari në fushë dhe përpjekjet e saj u shpërblyen kur Juan Quintero shënoi për 1-1. Në pjesën e dytë të lojës, Japonia mori kontrollin duke e shfrytëzuar përfundimisht përparësinë e një lojtari më shumë në fushë.

Pritjes së gjatë të golit të Japonisë i erdhi fundit  kur Yuya Osako realizoi me kokë në portën kundërshtare pas një harkimi nga këndi.

Kolumbia tregoi shpirt luftarak deri në fund, por nuk i konkretizoi rastet pasi goditjet e James Rodriguez dhe pastaj Carols Bacca brenda zonës u bllokuan nga mbroja japonezë. Takimi tjetër i këtij rrethi në Grupin H mes Senegalit dhe Polonisë zhvillohet sot në orën 17:00. /Express/  

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hyrat nga akcizat në produktet e duhanit në Mal…