Javë vendimtare për Neuerin

29 maj 2018 | 16:57

Nëse skuadra bëri një ditë e gjysmë pushim në fundjavë, Manuel Neuer preferoi të bënte një tur me biçikletë në Tirol, ku natyra dhe relievi i dhanë mundësi të shijonte një ministërvitje.

Kjo është një javë vendimtare për portierin gjerman. Trajneri Joachim Loë deklaroi para disa ditësh se portieri do të udhëtojë me skuadrën vetëm nëse rikuperohet plotësisht dhe të jetë gati të luajë si numri 1.

Në program janë ndeshjet miqësore me U-20, aty do të shihet edhe forma aktuale e portierit në lojë. Gjatë stërvitjes ai ka shfaqur një dëshirë të madhe për t’u rikthyer, ai kërkon me çdo kusht të udhëtojë në Rusi për të mbrojtur portën e kombëtares gjermane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përvjetorin e 9-të të Kuvendit të të Rinjve të…