Javën e kaluar pesë raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

20 qershor 2023 | 10:36

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 12-18/06/2023 janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, prej tyre: 3 raste në Ferizaj, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 5 persona janë ndaluar në mbatje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

“Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita Botërore…