Jennifer Anistoni vlerësohet “ikonë” e kinemasë

11 nëntor 2019 | 17:03

Aktorja amerikane, Jennifer Aniston, e cila ka marrë famë të jashtëzakonshme që nga prezantimi si Rachel Green në serialin e NBC-s “Friends” në 1994, është vlerësuar më çmimin “ikonë” e kinemasë.

50-vjeçarja është shprehur mjaft e emocionuar në mbrëmjen e People’s Choise Awards 2019 në Los Anxhelos.

“Dua të them, ‘Friends’, ishin vërtetë dhuratë e jetës për mua dhe unë nuk do të isha këtu pa atë shfaqje fantastike dhe atë kast fantastik. Më është hapur rruga për gjithçka që kam pasur rastin të bëj deri tani!”, është shprehur ajo.

Ndërsa fliste për karrierën, Anistoni nuk la pa përmendur edhe besnikërinë e fansave të saj, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë ndër vite.

Si ikona janë nderuar edhe këngëtaret Gwen Stefani dhe Pink, në një nga shfaqjet më të mëdha të çmimeve në ShBA, që vlerëson arritjet e vitit edhe në industrinë e filmit, TV dhe muzikës.

Ndërsa aktori më i mirë mashkull është shpallur Robert Downey Jr, ndërsa aktorja Zendaya aktorja më e mirë femër. “Avengers: Endgame” është shpallur filmi më i mirë, ndërsa Stranger Things është vlerësuar për shfaqjen më të mirë të dramës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues U21, Rafet Prekazi, e ka bërë publike…