Prekazi publikon listën kundër Austrisë

11 nëntor 2019 | 16:56

Përzgjedhësi i Përfaqësues U21, Rafet Prekazi, e ka bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do t’i kundërvihet Austrisë, në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian, që zhvillohet më 15 nëntor në Ried.

U21-shat ballafaqohet me mungesa të shumta. Arbenit Xhemajli është i grumbulluar me Përfaqësuesen A, Besfort Kolgeci, Kreshnik Hajrizi, Arton Zekaj dhe Lirim Kasrati (Bologna) janë të lënduar, derisa Leard Sadriu është grumbulluar me U19-shtat për kualifikimet në Uells.

Ndërsa për herë të parë pjesë e Kosovës U21 do të jenë Lumbardh Dellova nga Hajduku dhe Ismajl Beka nga FC Wil 1900, Donat Rrudhani nga FC Aarau, Luftëtar Mushkolaj nga TSV 1860 Rosenheim, Meriton Kastrati nga SC YF Zurich, Arb Manaj nga FC Trepça’ 89 dhe portieri i FC Dritës, Dorart Ramadani.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nataliteti në Kosovë po shënon rënie nga viti në vit.…