Jo vetëm Milani, edhe Interi ka gati planin për stadiumin e ri

26 shkurt 2023 | 11:13

Edhe Interi do të ketë stadiumin e tij dhe nuk do të jetë San Siro.

Pas lajmit për qëllimin e Milanit për të braktisur projektin e lidhur me rinovimin e Meazzas, zikaltërit lanë gjithashtu të nënkuptohej për një plan B, i cili nuk parashikon një partneritet me kuqezinjtë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi ka identifikuar tashmë një zonë tjetër, ende brenda bashkisë së Milanos. Janë kryer inspektimet e para në terren dhe madje pretendohet se ka një marrëveshje me pronarin e zonës.

Vendndodhja është ende sekrete, por Interi është gati për të vepruar me këtë plan B, por po pret sigurinë e pamundur për të insistuar për San Siron.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabrika për trajtimin e mbetjeve shtazore në Kosovë - edhe…