John edhe zyrtarisht i Dukagjinit

09 gusht 2022 | 16:00

Njëri nga sulmuesit më të mirë në vitet e fundit në futbollit, Otto John është lojtari me i ri i skuadrës së Dukagjinit. Klubi nga Klina ka njoftuar për transferimin e sulmuesin John, që ishte pjesë e Prishtinës dhe Trepçës ’89.

“Futbollisti nigerian vjen nga radhët e Prishtinës, ndërkohë që dikur ishte edhe pjesë e klubeve si Trepça ‘89 dhe Skënderbeu nga Korça. Sulmuesi John, ka luajtur edhe në garat ndërkombëtare me këto tri klube, ku në dhjetë ndeshje ka realizuar tri herë. Sezonin e kaluar John ka realizuar pesë gola dhe tani është përsëri nën urdhrat e kryetrajnerit, Armend Dallkut. Mirë se vjen Otto, na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dukagjinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele e faqes për të rritur “OnlyFans”, e cila…