Jorginho: Arteta ndikoi në ardhjen time këtu

01 shkurt 2023 | 15:58

Mesfushori Jorginho ishte dhurata e fundit e drejtuesve të Arsenalit për trajnerin Mikel Arteta. Mesfushori italian u transferua nga Chelsea te kryesuesit e Premier Ligë për 15 milionë euro. 31-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2024 me Arsenalin.

“E di që Arteta është përpjekur të më marrë në ekip edhe më parë, por nuk ia doli kurrë për shkaqe të ndryshme. Ai kishte një ndikim të madh në ardhjen time këtu. Mezi po pres të filloj këtë aventurë dhe të zbres në fushë. Transferimi im ndodhi shumë shpejt, u befasova edhe vetë, por ia dola ta shfrytëzoja rastin. Fanella e Arsenalit është shumë e rëndësishme, kam ardhur në një klub të madh dhe po e pres me padurim debutimin tim”, ka deklaruar Jorginho.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më shumë…